“Ishte fantastike”, Adam Scott zbulon detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Magazina

Aktori Adam Scott ka ndarë disa detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku ishte një nga të ftuarit. Duke folur për ceremoninë, Scott e përshkroi atë si një moment jashtëzakonisht të bukur dhe emocional. Gjatë një interviste në emisionin “Today”, aktori tha se ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje […]

Madhësia e shkronjave

Aktori Adam Scott ka ndarë disa detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku ishte një nga të ftuarit.

Duke folur për ceremoninë, Scott e përshkroi atë si një moment jashtëzakonisht të bukur dhe emocional.

Gjatë një interviste në emisionin “Today”, aktori tha se ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje ishte atmosfera e sinqertë e dasmës.

Sipas tij, në ceremoni dukej qartë se ishin mbledhur njerëz që kishin një lidhje të vërtetë me çiftin dhe që i donin sinqerisht.

Scott tregoi gjithashtu se shumë prej të ftuarve u emocionuan deri në lot, duke e cilësuar dasmën si një ngjarje shumë të bukur dhe prekëse.

Aktori foli edhe për vajzën e tij 16-vjeçare, Frankie, e cila është një fanse e madhe e Taylor Swift.

I pyetur nëse pjesëmarrja në dasmë i kishte siguruar “pikë të forta si baba”, Scott u përgjigj me humor se po, por se i kishte humbur menjëherë disa prej tyre pasi nuk e kishte marrë vajzën me vete.

Ai tregoi se Frankie megjithatë ishte shumë e emocionuar dhe kishte qëndruar zgjuar deri sa prindërit të ktheheshin në shtëpi, vetëm për të dëgjuar të gjitha detajet nga dasma.

Sipas raportimeve, Scott dhe bashkëshortja e tij Naomi ishin mes rreth 1,000 të ftuarve në ceremoninë e zhvilluar më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.

Në mesin e të ftuarve thuhet se ishin edhe emra të njohur si Brad Pitt, Bradley Cooper, Gigi Hadid dhe Jennifer Lopez.

Taylor Swift dhe Travis Kelce e kishin bërë publike fejesën në gusht të vitit 2025, rreth dy vjet pasi konfirmuan lidhjen e tyre. /Telegrafi/