Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku tha se ka përfunduar procesi i punësimit 1500 personave personel mjekësor, të cilët kanë qenë me kontratë.
Ai tha se me këtë është përfunduar procesi që ata e kanë pritur gjatë.
“Me këtë hap e kemi përfunduar një proces që mjekët e rinj gjatë e kanë pritur. 1500 punonjës me kontratë që kanë qenë në gjithë vendin. Për dy muaj do të fillojë procesi i punësimit të 600 specialistëve, prej të cilëve 22 do të punojnë në Spitalin e Tetovës”, tha Klekovski.
Ai foli edhe për investimin në Spitalin e Tetovës, për të cilin tha se bëhet fjalë për investim të madh, në të cilin do të jenë të përfshirë edhe Banka Botërore edhe Komuna e Tetovës./Telegrafi/






