Kampionati gjerman i mundjes me gishta: 150 garues luftojnë për titullin në Bavari

Life/Bizare

Në Bavari u zhvillua kampionati i 65-të gjerman i mundjes me gishta, një traditë e pazakontë alpine ku forca nuk matet me muskuj apo pesha, por me gishtin e mesit. Rreth 150 garues morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar të dielën në Pflugdorf-Stadl, duke u përballur kokë më kokë në një tavolinë, transmeton Telegrafi. Rregullat […]

Madhësia e shkronjave

Në Bavari u zhvillua kampionati i 65-të gjerman i mundjes me gishta, një traditë e pazakontë alpine ku forca nuk matet me muskuj apo pesha, por me gishtin e mesit.

Rreth 150 garues morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar të dielën në Pflugdorf-Stadl, duke u përballur kokë më kokë në një tavolinë, transmeton Telegrafi.

Rregullat janë të thjeshta, por përballja është e dhimbshme: dy konkurrentët ulen përballë njëri-tjetrit dhe lidhin gishtat e mesit përmes një laku prej lëkure. Më pas, secili përpiqet ta tërheqë kundërshtarin drejt vetes dhe ta kalojë vijën e përcaktuar.

Ndeshjet mund të zgjasin nga vetëm disa sekonda deri në gati një minutë, ndërsa forca dhe qëndrueshmëria e gishtit janë vendimtare.

Kjo disiplinë, e njohur si Fingerhakeln, e ka origjinën në rajonin e Alpeve dhe vazhdon të jetë veçanërisht e popullarizuar në Bavari.

Në kategorinë e seniorëve, titullin e kampionit e fitoi Ferdinand Seitz, i cili pranoi se dhimbja gjatë garës është “e padurueshme”.

Një sport tradicional bavarez ku një gisht i vetëm mund të vendosë fatin e kampionit! /Telegrafi/