Dasma e Danny Ciprianit dhe AnnaLynne McCord bëhet temë diskutimi – të ftuarit u kërkuan të paguanin shpenzimet

Magazina

Ish-rugbisti anglez, Danny Cipriani dhe aktorja amerikane, AnnaLynne McCord, janë martuar në një ceremoni të thjeshtë në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, me rreth 60 të ftuar. Megjithatë, rreth 15 vende kanë mbetur bosh gjatë ceremonisë.Dasma u komentua shumë për shkak të mënyrës së financimit. Çifti kishte krijuar një faqe në platformën […]

Madhësia e shkronjave

Ish-rugbisti anglez, Danny Cipriani dhe aktorja amerikane, AnnaLynne McCord, janë martuar në një ceremoni të thjeshtë në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, me rreth 60 të ftuar.

Megjithatë, rreth 15 vende kanë mbetur bosh gjatë ceremonisë.Dasma u komentua shumë për shkak të mënyrës së financimit.

Çifti kishte krijuar një faqe në platformën Honeyfund, ku u kërkonte familjarëve dhe miqve të kontribuonin për shpenzimet e dasmës, që arrinin rreth 12,300 euro.

Në listën e kontributeve përfshiheshin shpenzime si muzika, certifikata e martesës, lulet, torta, fotografi, ushqimi dhe organizimi i ceremonisë.

Çifti kërkonte kontribute që varionin nga rreth 64 deri në 384 euro.

Kjo zgjedhje shkaktoi reagime të shumta në rrjet. McCord shpjegoi se nuk kishte kuptuar që lista ishte bërë publike dhe mendonte se e kishte dërguar vetëm te të ftuarit.

Ajo tha se pas publikimit kishte marrë edhe komente fyese dhe madje kërcënime me vdekje.

Në ceremoni, aktorja nuk zgjodhi një fustan tradicional të bardhë, por një fustan pastel me lule të qëndisura, gjersa Cipriani u shfaq me kostum të errët.

Dasma kishte gjithashtu 12 shoqëruese të nuses.

Çifti planifikon të zhvillojë edhe dy ceremoni të tjera, një në Londër dhe një tjetër në Kamboxhia.

Danny dhe AnnaLynne janë njohur rreth një dekadë më parë dhe kanë pasur një lidhje me disa ndarje e ribashkime. /Telegrafi/