Charli XCX ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj verore në Liqenin e Komos, ku ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, George Daniel, dhe një grup miqsh.
Këngëtarja britanike, 34 vjeçe, publikoi një seri fotografish nga udhëtimi, ku shfaqet me bikini dhe poza verore, ndërsa në një prej imazheve shihet duke pozuar në dhomën e hotelit me taka rozë.

Në një tjetër fotografi, Charli pozon para pasqyrës me të njëjtat bikini, ndërsa më pas shfaqet edhe në shoqërinë e një prej mikeshave të saj, shkruan DailyMail.
Gjatë qëndrimit në liqen, ajo dhe shoqet e saj shijuan kohën në ujë dhe udhëtimin me varkë.
“Një vajzë në një liqen me shoqet dhe burrat e saj!”, ka shkruar Charli krahas galerisë së fotografive.
Bashkëshorti i saj, George Daniel, gjithashtu shfaqet në disa prej pamjeve. Charli dhe bateristi i The 1975 u martuan në shtator të vitit 2025, pas ceremonisë civile të zhvilluar në korrik në Hackney Town Hall.
Së fundmi, këngëtarja ka folur edhe për këngën e saj të re “Wink Wink”, duke treguar se ajo lidhet me marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe me faktin se tashmë ndihet se ka gjetur partnerin që e kupton tek George. /Telegrafi/





