Nga kamarier në Tetovë, refer futbolli në Itali – Isal Ramadani tregon historinë e tij në PodGo

Rajon

Isal Ramadani është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për suksesin e tij në Itali, ku punon si refer futbolli. Ramadani tregoi se është refer në kategoritë më të ulëta të futbollit italian, duke ua sugjeruar referimin edhe të rinjve. Ai tregoi se në fillim në […]

Madhësia e shkronjave

Isal Ramadani është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për suksesin e tij në Itali, ku punon si refer futbolli.

Ramadani tregoi se është refer në kategoritë më të ulëta të futbollit italian, duke ua sugjeruar referimin edhe të rinjve. Ai tregoi se në fillim në Itali ka punuar si kamarier, ndërsa sot është shumë krenar që referimin e ka si punë të dytë.

“Edhe si fëmijë jam marrë me sport, prej kur u hap shkolla e futbollit në Zhelinë. Kam punuar edhe si kamarier. Edhe kam punuar edhe jam marrë me sport. Rreth moshës 23-vjeç kam shkuar në Itali. Fillimisht edhe atje kam punuar kamarier në restorante”.

“Ka disa kategori, e para, e dyta dhe e treta dhe moshat e reja. Ndodh që arbitroj edhe në ligën e vajzave. Referimin e kam hobi, pra si punë të dytë, por kënaqem sa herë referoj. Do ua sugjeroja studentëve ose të rinjve që të merren me sport. Nëse referojnë ndeshje edhe do të paguhen edhe do të merren me sport”, tha Ramadani.

Ai tregoi edhe mënyrën se si përgatitet për referimin e ndeshjeve, duke thënë se më e rëndësishmja është përgatitja fizike.

“Brenda javës duhet stërvitje. Kemi dy herë në javë stërvitje, por kur mundem shkoj edhe tre herë. Dinamika e lojës është rritur tani. Nëse i shohim edhe ndryshimin e fundit të rregullave të lojës së futbollit, është bërë gjithçka për përshpejtimin e lojës dhe duhet të jesh një atlet i vërtetë”, tha Ramadani.

Ai tregoi se stili i tij i referimit është “anglez”, pra që nuk e ndërpret shumë lojën.

“Varet si luajnë ekipet. Gjyqtari duhet të kuptojë si luajnë ekipet. Jam i rreptë ku duhet. Nuk i dëgjoj shumë tifozët, pra jam i fokusuar në ndeshje”, tha Ramadani, i cili shtoi se edhe gjyqtarët luajnë që ta fitojnë ndeshjen, pra të dalin sa më mirë në vlerësim nga vëzhguesit e lojërave./Telegrafi/