Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, se janë asfaltuar 18 rrugë në fshatin Topanicë, në kuadër të një investimi me vlerë prej 347,314.33 euro.
Sipas njoftimit, punimet kanë përfshirë rrugët “Hamëz Jashari”, “Filizat” me katër degëzime, “Mulla Jakupi”, “Sefa”, “Mulla Rexhepi”, “Jakup Jakupi”, “Islam Morina” me disa degëzime, “Fadil Zubaku”, “Emin Morina”, “Kurtesh Morina”, “Asllan Topanica” me dy degëzime dhe “Lug i Demës”.
Në kuadër të projektit është realizuar edhe ndërtimi i trotuarit nga shkolla deri te fillimi i rrugës së xhades së vjetër.
Rahimaj ka bërë të ditur se investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/






