“Fëmija ynë i ëmbël mbush 2 vjeç”, Hailey Bieber ndan momente të rralla nga ditëlindja e djalit Jack

Magazina

Hailey dhe Justin Bieber festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues, duke ndarë me fansat disa momente të rralla nga festa familjare. Hailey publikoi në Instagram një fotografi të një pjate me mini-petulla, krem të rrahur dhe qirinj, ku shkruhej numri “2” dhe një emoji zemre. Më vonë, ajo ndau edhe disa […]

Madhësia e shkronjave

Hailey dhe Justin Bieber festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues, duke ndarë me fansat disa momente të rralla nga festa familjare.

Hailey publikoi në Instagram një fotografi të një pjate me mini-petulla, krem të rrahur dhe qirinj, ku shkruhej numri “2” dhe një emoji zemre.

Më vonë, ajo ndau edhe disa fotografi të tjera me të birin, duke shkruar: “Fëmija ynë i ëmbël mbush 2 vjeç, gëzuar ditëlindjen Jack Blues”.

Çifti ka qenë shumë i kujdesshëm për privatësinë e djalit dhe, edhe pse Hailey publikon herë pas here fotografi të tij, ajo kujdeset që fytyra e vogël të mos duket, shkruan DailyMail.

Në të kaluarën, modelja ka treguar se nuk dëshiron që Jack të përballet me vëmendjen e madhe publike që shoqëron prindërit e tij.

“Thjesht duhet ta shihni sa invazive është e gjitha. Ndihet keq të fusësh një fëmijë në këtë”, kishte deklaruar Hailey, duke shpjeguar vendimin e saj për ta mbajtur të birin larg ekspozimit të tepërt.

Jack është fëmija i parë i Hailey dhe Justin Bieber, të cilët u martuan në vitin 2018. Ditëlindja e tij e dytë u shënua me një festë të thjeshtë dhe momente familjare, ndërsa çifti vazhdon të ruajë me kujdes jetën private të vogëlushit. /Telegrafi/