Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President

Nacionale

Avokati Arianit Koci ka shprehur besimin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të lirohet, por ka vlerësuar se diskutimi për rikthimin e tij në postin e presidentit është i parakohshëm. Përmes një reagimi në Facebook, Koci ka thënë se edhe një aktgjykim lirues në shkallën e parë nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht përfundimin e […]

Madhësia e shkronjave

Avokati Arianit Koci ka shprehur besimin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të lirohet, por ka vlerësuar se diskutimi për rikthimin e tij në postin e presidentit është i parakohshëm.

Përmes një reagimi në Facebook, Koci ka thënë se edhe një aktgjykim lirues në shkallën e parë nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht përfundimin e procesit gjyqësor.

“Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet. Por, edhe një aktgjykim lirues në shkallë të parë nuk e përfundon domosdoshmërisht procesin. Prokuroria ka të drejtë ankese dhe çështja mund të vazhdojë edhe më tej”, ka shkruar Koci.

Ai ka deklaruar se, për këtë arsye, hapja e debatit për mundësinë që Thaçi të rikthehet në postin e presidentit është e parakohshme.

“Prandaj, me e hapë sot temën e tij për President më duket e parakohshme. Madje, në këtë moment, mundet me qenë e dëmshme edhe për vet Thaçin”, ka theksuar avokati.

Thaçi po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Telegrafi/