Shtetasi i Kosovës u kap me 43 orë dore në valixhe në Kroaci, dënohet me 6 mijë euro gjobë

Bota

Zyrtarë doganorë të Zyrës Doganore Kufitare ‘Karasoviqi’ kanë njoftuar se kanë parandaluar një rast të futjes së paligjshme në Kroaci të 43 orëve të dorës nga një shtetas i Kosovës. Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, ndërkaq lajmi është bërë publik nga Dogana kroate javën e kaluar. “Gjatë […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtarë doganorë të Zyrës Doganore Kufitare ‘Karasoviqi’ kanë njoftuar se kanë parandaluar një rast të futjes së paligjshme në Kroaci të 43 orëve të dorës nga një shtetas i Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, ndërkaq lajmi është bërë publik nga Dogana kroate javën e kaluar.

“Gjatë zbatimit të masave të shtuara të kontrollit doganor në trafikun e udhëtarëve, në hyrje të territorit doganor të Bashkimit Evropian u kontrollua një automjet me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës me qëndrim në Republikën e Kroacisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe udhëtimi në sediljen e pasme u gjetën 43 orë dore të padeklaruara, të markave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se drejtuesit të automjetit iu lëshua një urdhër kundërvajtës dhe iu shqiptua gjobë në shumën prej 6.000 eurosh.

Gjithashtu, u shqiptua edhe masa mbrojtëse e sekuestrimit të mallrave. /Telegrafi/