Ylli i Liverpoolit mund të vishet zikaltër, Interi po bën gati ofertën vendimtare

Sport

Interi pritet të bëjë një ofertë të re dhe vendimtare për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, raporton Gazzetta dello Sport, pasi të dy klubet kanë pranuar se nuk ka më rrugë për rinovimin e kontratës së produktit të akademisë së “Të Kuqve”. Kontrata e Jones skadon në qershorin e ardhshëm, çka do t’i mundësonte atij […]

Madhësia e shkronjave

Interi pritet të bëjë një ofertë të re dhe vendimtare për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, raporton Gazzetta dello Sport, pasi të dy klubet kanë pranuar se nuk ka më rrugë për rinovimin e kontratës së produktit të akademisë së “Të Kuqve”.

Kontrata e Jones skadon në qershorin e ardhshëm, çka do t’i mundësonte atij të nënshkruante një marrëveshje paraprake që nga 1 janari.

Kjo situatë i jep Interit mundësi të ushtrojë presion për ta ulur çmimin e kërkuar nga Liverpooli nën 40 milionë euro.

Burimet sugjerojnë se një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për ta mbyllur marrëveshjen, ndërsa presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe drejtori sportiv Piero Ausilio tashmë kanë qenë në kontakt me agjentët e lojtarit.

Jones raportohet se ka dhënë sinjale për qëllimet e tij, duke pëlqyer përmbajtje të lidhura me Interin dhe duke ndjekur lojtarë të “Nerazzurrëve” në rrjetet sociale.

Lëvizja lidhet pjesërisht edhe me aktivitetin e Interit në tregun e transferimeve, pasi largimi i mundshëm i Luis Henrique drejt Romës shihet si një faktor që mund të ndihmojë në financimin e kësaj marrëveshjeje./Telegrafi/