Selma Blair përlotet pas vdekjes së Hayden Panettiere: Mos shko, të lutem

Magazina

Vdekja e papritur e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka tronditur Hollywood-in, ndërsa një nga reagimet më prekëse ka ardhur nga aktorja Selma Blair, mike e saj e afërt. Blair, 54 vjeç, iu drejtua Panettiere në postimin e fundit të saj në Instagram, të publikuar më 27 korrik. Në komentet e saj, aktorja shkroi […]

Madhësia e shkronjave

Vdekja e papritur e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka tronditur Hollywood-in, ndërsa një nga reagimet më prekëse ka ardhur nga aktorja Selma Blair, mike e saj e afërt.

Blair, 54 vjeç, iu drejtua Panettiere në postimin e fundit të saj në Instagram, të publikuar më 27 korrik.

Në komentet e saj, aktorja shkroi e tronditur: “Të dua. Të lutem, mos u largo. Mos u largo”.

Vetëm pak minuta më vonë, Blair la një tjetër mesazh emocional: “Nuk po e përballoj dot. Të lutem, qëndro këtu”.

Më pas ajo shkroi edhe: “Të dua, mikesha ime e dashur”, duke shprehur publikisht dhimbjen e madhe për humbjen e shoqes së saj, shkruan DailyMail.

Edhe miq dhe kolegë të tjerë të Panettiere kanë nisur të ndajnë homazhe në rrjetet sociale.

Regjisori dhe miku i saj Randall Slavin ripostoi fotografinë e fundit të aktores dhe shkroi: “U prehsh në paqe, H”, shoqëruar me një zemër.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së Panettiere mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë konfirmuar se policia iu përgjigj një incidenti që përfshinte aktoren dhe se hetimet janë në vazhdim.

Përfaqësuesi i saj e përshkroi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe një njeri që u solli dashuri dhe gëzim të madh të gjithë atyre që e njihnin. /Telegrafi/