Barcelona ka hequr dorë, të paktën për momentin, nga mundësia për të aktivizuar klauzolën e largimit prej 80 milionë eurosh për Luis Suarez, pasi shuma konsiderohet shumë e lartë nga klubi katalanas.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barcelona nuk është e gatshme të paguajë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian.
Nga ana tjetër, Sporting nuk ka ndërmend të ulë çmimin e vendosur për lojtarin.
Klubi portugez dëshiron ta mbajë Suarezin në skuadër dhe pret që ai të vazhdojë aventurën në Lisbonë, duke e komplikuar ndjeshëm mundësinë e një transferimi te Barcelona.
Për momentin, diferenca financiare mes dy klubeve mbetet pengesa kryesore.
Barcelona tashmë duhet të vendosë nëse do të ndryshojë strategji për të arritur një marrëveshje apo do të largohet përfundimisht nga gara për sulmuesin. /Telegrafi/






