Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka publikuar së fundmi në Instagram disa fotografi të reja nga ditët e saj të verës, në të cilat shfaqet me bikini dhe vë në pah linjat e saj trupore.
Artistja shfaqet në formë të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj dhe fizikun e tonifikuar.
Përkushtimi i saj ndaj aktivitetit fizik dhe një rutine të disiplinuar duket se ka dhënë rezultat, me Ritën që vazhdon të jetë në një formë mjaft të mirë fizike.
Krahas fotografive, këngëtarja ka paralajmëruar edhe performancën e saj të radhës në Poloni.
“Vera nuk ka përfunduar ende. Shihemi sonte 🇵🇱 në @bittersweetmusicfestival, në skenën Bittersweet në orën 19:00!! Mezi pres të laget bashkë me ju të gjithë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.
Rita Ora ka pasur një verë të ngjeshur me koncerte dhe performanca në vende të ndryshme të Evropës. Gjatë muajve të fundit, ajo ka performuar në Austri, Finlandë, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera, duke vazhduar turin e saj muzikor.
Tashmë, ajo pritet të ngjitet në skenën e Bittersweet Festival në Poloni, ku do të performojë para fansave të saj. /Telegrafi/






