Eklipsi i plotë diellor tërhoqi miliona njerëz në Spanjë dhe në vende të tjera, por “skateboardisti” olimpik Danny Leon vendosi ta shënonte momentin në mënyrën e tij.
Sportisti spanjoll realizoi një kërcim spektakolar me skateboard pikërisht në momentin kur Hëna kaloi përpara Diellit.

Më pas, Leon publikoi videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “lëvizjen e jetës së tij”.
Danny Leon ka përfaqësuar Spanjën në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe Parisit 2024, në disiplinën park të skateboardit.
Ndërkohë, miliona njerëz u mblodhën në qytete të ndryshme të Spanjës për të parë eklipsin e rrallë.
Qielli u errësua për pak minuta, ndërsa pamja spektakolare u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje.





