Defekti në gyp lë pa ujë lagjen “Dardania” në Gjilan

Rajon

KRU “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Dardania” në Gjilan. Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e ujësjellësit. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë. Sipas orarit të njoftuar nga KRU “Hidromorava”, ndërprerja […]

Madhësia e shkronjave

KRU “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Dardania” në Gjilan.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e ujësjellësit.

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Sipas orarit të njoftuar nga KRU “Hidromorava”, ndërprerja pritet të zgjasë nga ora 11:00 deri në 12:00. /Telegrafi/