10 milionë euro! Reali bën shitjen rekord të një talenti që s’luajti kurrë për ekipin e parë

Sport

Real Madridi është pranë kompletimit të shitjes së përhershme të sulmuesit të akademisë, Jacobo Ortega, te Strasbourg për rreth 10 milionë euro. “Los Blancos” pritet të ruajnë 30 për qind të të drejtave të transferimit të Ortega, që do t’u mundësonte të përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të shumës në rast të një shitjeje të […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi është pranë kompletimit të shitjes së përhershme të sulmuesit të akademisë, Jacobo Ortega, te Strasbourg për rreth 10 milionë euro.

“Los Blancos” pritet të ruajnë 30 për qind të të drejtave të transferimit të Ortega, që do t’u mundësonte të përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të shumës në rast të një shitjeje të ardhshme të tij. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një klauzolë që do t’i lejonte Real Madridit ta rikthente lojtarin në një të ardhme për një shumë të reduktuar.

Nëse marrëveshja prej 10 milionë eurosh finalizohet, Ortega do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i akademisë së Real Madridit që largohet nga klubi pa bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë.

Sulmuesi do t’i bashkohet kështu një grupi lojtarësh të akademisë që kanë vendosur të largohen nga Madridi këtë verë në kërkim të më shumë mundësive për të luajtur. Në mesin e tyre janë Gonzalo Garcia, Cesar Palacios dhe Mario Martin.

Ortega pritet të transferohet te Strasbourg, me klubin francez që po kërkon të përforcojë repartin ofensiv pas largimit të Emmanuel Emeghas drejt Chelseat.

Te Strasbourg, qendërsulmuesi do të konkurrojë për një vend në formacion me Joaquin Panichelli, Sekou Mara dhe Milos Lukovic, nën drejtimin e trajnerit Hugo Oliveira.

Në garën për transferimin e tij ishte përfshirë edhe Elche, që raportohet se kishte shfaqur interesim në momentet e fundit për ta rrëmbyer marrëveshjen.

Megjithatë, Strasbourg vazhdon të jetë në pozitën më të favorshme për ta kompletuar transferimin e Ortega, i cili mund të largohet nga akademia e Real Madridit për një shifër rekord./Telegrafi/