“Do të qëndrojë te Liverpooli”, babai i yllit së “Reds” konfirmon të ardhmen e lojtarit

Sport

Babai dhe njëkohësisht përfaqësuesi i Alexis Mac Allisterit, Carlos Mac Allister, ka hedhur poshtë mundësinë që mesfushori argjentinas të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. 27-vjeçari është përfshirë në spekulime për një largim nga “Anfield”, me Galatasarayn dhe Manchester Cityn që janë përmendur si dy prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij. Manchester City […]

Madhësia e shkronjave

Babai dhe njëkohësisht përfaqësuesi i Alexis Mac Allisterit, Carlos Mac Allister, ka hedhur poshtë mundësinë që mesfushori argjentinas të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

27-vjeçari është përfshirë në spekulime për një largim nga “Anfield”, me Galatasarayn dhe Manchester Cityn që janë përmendur si dy prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij. Manchester City e ka parë argjentinasin si një opsion të mundshëm për mesfushën, veçanërisht nëse Rodri largohet nga klubi.

Megjithatë, Carlos Mac Allister ka qenë i qartë rreth së ardhmes së djalit të tij.

“Alexis do të qëndrojë te Liverpooli dhe nuk kemi diskutuar asnjë mundësi që ai të largohet nga klubi këtë verë”, ka deklaruar Carlos Mac Allister për Winwin.

Kështu, pavarësisht interesimit nga klube të tjera, qëndrimi aktual i lojtarit është i qartë: ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit edhe në sezonin e ri.

Mac Allister ka ende dy vite të mbetura në kontratën e tij me Liverpoolin, ndërsa deri më tani nuk kanë nisur negociatat për rinovimin e marrëveshjes.

Kjo do të thotë se e ardhmja e mesfushorit mund të bëhet një prej çështjeve kryesore për Liverpoolin gjatë 12 muajve të ardhshëm, sidomos nëse klubet e mëdha evropiane vazhdojnë të shfaqin interesim për të./Telegrafi/