Tragjedi rrugore në Lushnje, makina përfundon në kanal – vdesin dy motra

Nacionale

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave, raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Çukas të Lushnjës. Viktimat janë Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe. Të ndjerat gjetën vdekjen të dhimbshme pasi u mbytën teksa makina ku udhëtonin ra në një kanal jashtë rruge. Makina me të cilën […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave, raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Çukas të Lushnjës.

Viktimat janë Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe.

Të ndjerat gjetën vdekjen të dhimbshme pasi u mbytën teksa makina ku udhëtonin ra në një kanal jashtë rruge.

Makina me të cilën udhëtonin dy motrat, ka humbur drejtimin dhe në rrethana të papritura ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal i cili ishte plot me mjetin.

Makina drejtohej nga e ndjera Florije Xhepa, kurse motra e saj Mirela Hasko, ishte pasagjere në mjet.

Dy motrat janë bllokuar brenda ujit në kanal dhe nuk kanë mundur të dalin të gjalla që andej duke u mbytur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor. Ata po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti fatal.