Legjenda e futbollit gjerman vjen në Kosovë, viziton ambientet e Prishtinës së Re

Sport

KF Prishtina e Re ka mirëpritur sot në ambientet e klubit një emër të njohur të futbollit evropian, ish-trajnerin dhe ish-futbollistin gjerman Felix Magath. Gjatë vizitës, Magath u njoh nga afër me kampin stërvitor dhe ambientet e klubit, ndërsa zhvilloi një takim me presidentin e Prishtinës së Re, Rrustem Pacolli, nënkryetarin Driton Gërxhaliu dhe drejtorin […]

Madhësia e shkronjave

KF Prishtina e Re ka mirëpritur sot në ambientet e klubit një emër të njohur të futbollit evropian, ish-trajnerin dhe ish-futbollistin gjerman Felix Magath.

Gjatë vizitës, Magath u njoh nga afër me kampin stërvitor dhe ambientet e klubit, ndërsa zhvilloi një takim me presidentin e Prishtinës së Re, Rrustem Pacolli, nënkryetarin Driton Gërxhaliu dhe drejtorin e përgjithshëm Sami Boroci.

Sipas klubit, gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të ardhshme, me fokus të veçantë në projekte që mund të ndihmojnë zhvillimin e talenteve dhe krijimin e mundësive të reja për futbollistët e Akademisë së Prishtinës së Re.

Vizita e Magath në Kosovë u mundësua nga afaristi kosovar Isak Neziri.

Klubi prishtinas e ka cilësuar vizitën si një mundësi të veçantë për të shkëmbyer ide dhe përvoja me një personalitet që ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian.

Felix Magath ka një karrierë të gjatë në futboll, veçanërisht në Gjermani, ku ka drejtuar disa prej klubeve më të njohura./Telegrafi/