Nga titulli kampion te garat evropiane dhe rënia nga kategoria, superkompjuteri parashikon sezonin e ri të Ligës Premier

Sport

Modeli parashikues i Sky Sports e sheh Arsenalin duke mbrojtur titullin në sezonin 2026/27, ndërsa Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea plotësojnë pesëshen e parë. Në fund, Coventry City, Ipswich Town dhe Hull City parashikohen të bien nga elita e futbollit anglez. Superkompjuteri i mediumit të njohur Sky Sports ka bërë parashikimin e tij […]

Madhësia e shkronjave

Modeli parashikues i Sky Sports e sheh Arsenalin duke mbrojtur titullin në sezonin 2026/27, ndërsa Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea plotësojnë pesëshen e parë. Në fund, Coventry City, Ipswich Town dhe Hull City parashikohen të bien nga elita e futbollit anglez.

Superkompjuteri i mediumit të njohur Sky Sports ka bërë parashikimin e tij për renditjen përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2026/27, me Arsenalin sërish në krye të tabelës.

Sipas modelit, kampionët e sezonit të fundit do ta mbrojnë trofeun me 85.24 pikë, duke përfunduar rreth katër pikë para Manchester Cityt, që parashikohet të jetë i dyti me 81.65 pikë.

Arsenali parashikohet ta mbrojë titullin e Ligës Premier

Në garën për zonën e Ligës së Kampionëve, Liverpooli parashikohet në vendin e tretë me 76.84 pikë, ndërsa Manchester United në të katërtin me 75.38. Chelsea mbyll pesëshen e parë me 72.70 pikë.

Tottenham Hotspur parashikohet të përfundojë në vendin e gjashtë, ndërsa Aston Villa në të shtatin. Pas tyre vijnë Bournemouth, Brighton dhe Brentford, që sipas këtij parashikimi do të jenë në pjesën e sipërme të tabelës, por jashtë vendeve kryesore evropiane.

Në pjesën e poshtme të renditjes, superkompjuteri parashikon një sezon shumë të vështirë për tri skuadrat e promovuara. Coventry City renditet në vendin e 18-të me 35.05 pikë, Ipsëich Town i 19-ti me 34.29, ndërsa Hull City parashikohet të përfundojë i fundit me vetëm 27.82 pikë.

Nëse parashikimi realizohet, Coventry, Ipswich dhe Hull City do të riktheheshin menjëherë në Championship, ndërsa Arsenali do të bëhej vetëm skuadra e katërt në historinë e Ligës PRemier që arrin të mbrojë titullin, pas Manchester Unitedit, Manchester Cityt dhe Chelseat. /Telegrafi/