Flokë natyrale apo sintetikë? Dogana konstaton deklarim të pasaktë të mallit përmes analizave laboratorike

Nacionale

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetikë, kanë konstatuar dyshime për deklarim jo të saktë të llojit të mallit. Sipas një njoftimi për media thuhet se në bazë të kritereve të kontrollit, sistemi ka përzgjedhur maunen për kontroll dokumentar dhe fizik. Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë vërejtur […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetikë, kanë konstatuar dyshime për deklarim jo të saktë të llojit të mallit.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në bazë të kritereve të kontrollit, sistemi ka përzgjedhur maunen për kontroll dokumentar dhe fizik.

Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë vërejtur mospërputhje të mundshme ndërmjet mallit të deklaruar dhe karakteristikave të tij, duke ngritur dyshime se bëhej fjalë për flokë natyralë dhe jo sintetikë, siç ishte deklaruar nga deklaruesi.

“Për të verifikuar përbërjen e mallit, janë kryer analiza laboratorike. Bazuar në rezultatet e analizave kimike të tretshmërisë, është konstatuar prezenca e fibrave natyrale.

Gjithashtu, rezultatet e analizave kualitative spektrale FT-IR kanë konfirmuar se të gjitha mostrat e testuara janë identifikuar si material keratinoz/proteinik – flokë (fibra) natyrale.

Si rezultat i konstatimeve, ndaj subjektit është evidentuar kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallit, ndërsa nga ky deklarim është shmangur pagesa e detyrimeve doganore në vlerë prej rreth 4,310 euro.

Dogana e Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle të bazuara në kriteret e riskut dhe verifikime dokumentare, fizike dhe laboratorike, me qëllim sigurimin e deklarimit të saktë të mallrave dhe mbrojtjen e të hyrave të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/