Mbrojtësi argjentinas, Cristian Romero, është shumë pranë transferimit te Atletico Madridi, me gazetarin e njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, që ka dhënë konfirmimin e tij të famshëm “Here we go”.
Atletico Madridi ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e 28-vjeçarit, në një operacion që kap vlerën e 40 milionë eurove, përfshirë bonuset.

Kështu merr fund një verë e mbushur me spekulime për të ardhmen e kampionit të botës me Argjentinën.
Interi kishte tentuar transferimin e tij, ndërsa Barcelona vendosi të mos e ndiqte më këtë mundësi vetëm pak ditë më parë.
Në anën tjetër, Tottenham nuk ishte i gatshëm ta shiste Romero te Arsenali.
Në fund, Atletico Madridi ka fituar garën për shërbimet e mbrojtësit, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones dhe të sjellë në repartin defensiv përvojën, karakterin dhe lidershipin e një kampioni të botës.
Për Romeron, ky transferim shënon një kapitull të ri të rëndësishëm në karrierë, pas katër sezoneve të kaluara në Ligën Premier me fanellën e Tottenhamit. /Telegrafi/





