Pse Kane është më shumë sesa thjesht një golashënues për Bayernin: Neuer shpjegon pikat e tij të forta

Sport

Manuel Neuer ka vlerësuar rëndësinë e Harry Kane për Bayern Munich, duke theksuar se sulmuesi anglez kontribuon në shumë më tepër se vetëm në shënimin e golave. Në një intervistë për Sky Sport, Neuer u shpreh se Kane është një lojtar kyç për skuadrën bavareze, jo vetëm për statistikat e tij mbresëlënëse para portës, por […]

Madhësia e shkronjave

Manuel Neuer ka vlerësuar rëndësinë e Harry Kane për Bayern Munich, duke theksuar se sulmuesi anglez kontribuon në shumë më tepër se vetëm në shënimin e golave.

Në një intervistë për Sky Sport, Neuer u shpreh se Kane është një lojtar kyç për skuadrën bavareze, jo vetëm për statistikat e tij mbresëlënëse para portës, por edhe për punën që bën për ekipin.

“Ai është padyshim shumë i rëndësishëm. Të gjithë e dinë se çfarë rekordi shënimesh ka me ne. Është një vlerë e madhe në sulm. Por e dimë gjithashtu se sa shumë punon për ekipin, si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë defensive”.

“Ai nuk dorëzohet kurrë dhe gjithmonë përpiqet të rikthehet pas topit”, deklaroi Neuer.

Portieri gjerman veçoi edhe inteligjencën e Kane në lojë dhe aftësinë e tij për të krijuar raste për bashkëlojtarët.

“Të gjithë e njohin aftësinë e tij për të dhënë pasime, thuajse si një quarterback. Ai mund të shënojë me pothuajse çdo pjesë të trupit dhe gjithmonë ka një sy për bashkëlojtarët e tij”, shtoi kapiteni i Bayernit.

Neuer theksoi veçanërisht karakterin e Kane dhe përkushtimin e tij ndaj skuadrës, një aspekt që sipas tij shpesh kalon në plan të dytë.

“Ai është një lojtar total i ekipit dhe kjo shpesh nënvlerësohet. Sigurisht, të gjithë flasin për cilësinë e tij në zonë, por ne e dimë shumë mirë se çfarë kemi tek ai”, përfundoi Neuer. /Telegrafi/