Po qarkullojnë zëra se mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba dhe reperja e influencuesja amerikane, Rubi Rose, mund të jenë në një lidhje ose të kenë kaluar kohë së bashku gjatë pushimeve.
Fotografi dhe video të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se dyshja janë parë duke pushuar së bashku, megjithatë as Saliba dhe as Rose nuk e kanë konfirmuar lidhjen.
Për më tepër, në disa prej pamjeve identiteti i personave nuk është plotësisht i qartë, ndaj ka edhe skepticizëm rreth këtyre pretendimeve.
Rubi Rose, 28 vjeçe, është reperе, modele dhe figurë e njohur në rrjetet sociale.
Ajo u bë e famshme fillimisht për paraqitjet në videoklipe muzikore dhe më pas nisi karrierën si artiste me ‘mixtape’-in “For the Streets” në vitin 2020.
Interesant është fakti se Rose më herët ishte përfolur për një lidhje me Noni Madueke, i cili tashmë është bashkëlojtar i Salibas te Arsenali.
Kjo ka bërë që thashethemet e reja të tërheqin edhe më shumë vëmendjen e tifozëve.
Ndërkohë, Saliba po qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë dhe po ndjek një program të kontrolluar rikuperimi.
Futbollisti francez ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij private, ndaj këto thashetheme kanë tërhequr vëmendje. /Telegrafi/






