Jayme Franklin, një grua që u pa pas presidentit amerikan Donald Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u interesuan për identitetin e saj.
Franklin është themeluese dhe drejtoreshë e The Conservateur, një platformë konservatore që trajton tema të politikës, kulturës, fesë, modës, bukurisë dhe jetës së përditshme, kryesisht për gratë e reja konservatore të krishtera.

Ajo ka një të kaluar të lidhur ngushtë me politikën republikane dhe administratën Trump.
Franklin ka punuar në Senatin amerikan, në fushatën presidenciale të Trumpit në vitin 2020 dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka pasur edhe angazhime në Fox News.
Në vitin 2025, nisi podcastin “Sincerely American” së bashku me ish-pjesëtaren e administratës Trump, Camryn Kinsey, ku diskutojnë politikën, kulturën popullore, rrjetet sociale dhe modën nga këndvështrimi konservator.
Franklin ishte e pranishme në Zyrën Ovale gjatë njoftimit të Trumpit për ndryshimet në rekomandimet federale për vaksinimin e fëmijëve.
Pas paraqitjes së saj, publikoi një reagim në X, duke thënë se ishte e nderuar të ishte pjesë e takimit me presidentin.
Aktualisht jeton në Washington me bashkëshortin e saj, Drake dhe vajzën e tyre, Vivienne. /Telegrafi/





