Aktori Christopher Lambert rrëzohet papritur gjatë një eventi, largohet me ambulancë nga salla

Magazina

Aktori i njohur, Christopher Lambert, u përball me një problem shëndetësor gjatë fundjavës, teksa po merrte pjesë në konventën Steel City Con në Pittsburgh. Ai u rrëzua papritur ndërsa po firmoste autografe për fansat. Pas incidentit, Lambert u nxor nga salla me ambulancë. Megjithatë, përfaqësuesi i tij ka bërë të ditur se gjendja e aktorit […]

Madhësia e shkronjave

Aktori i njohur, Christopher Lambert, u përball me një problem shëndetësor gjatë fundjavës, teksa po merrte pjesë në konventën Steel City Con në Pittsburgh.

Ai u rrëzua papritur ndërsa po firmoste autografe për fansat.

Pas incidentit, Lambert u nxor nga salla me ambulancë.

Megjithatë, përfaqësuesi i tij ka bërë të ditur se gjendja e aktorit nuk është serioze dhe se ai aktualisht po pushon në dhomën e hotelit.

Sipas përfaqësuesit, problemi shëndetësor mund të jetë shkaktuar nga mungesa e gjumit dhe ushqimit.

Lambert nuk kishte fjetur gjatë natës para ngjarjes dhe gjatë ditës nuk kishte ngrënë mjaftueshëm, duke bërë që t’i ulej niveli i sheqerit në gjak.

Nuk ishte e qartë nëse aktori do të rikthehej në konventë të dielën, pasi vendimi do të varej nga gjendja e tij.

Megjithatë, ai pritet të marrë pjesë në një tjetër aktivitet, FAN EXPO Chicago, javën e ardhshme.

Lambert u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e Connor MacLeod në filmin “Highlander” të vitit 1986 dhe vazhdimet e tij.

Ai ka luajtur gjithashtu Tarzanin në “Greystoke” dhe është shfaqur në filmin “Mortal Kombat”.

Ky nuk është problemi i parë shëndetësor për aktorin.

Vitin e kaluar ai ishte rrëzuar në shkallë dhe kishte lënduar shpinën, por më pas ishte rikuperuar. /Telegrafi/