Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka konfirmuar se talenti i ri i mbrojtjes, Ifeanyi Ndukwe, duhet të largohet në huazim, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse gjatë fazës përgatitore.
Van Dijk, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të parë miqësore para sezonit pas pushimeve të zgjatura pas Kupës së Botës 2026, foli për potencialin e mbrojtësit të ri.

Kapiteni i “Reds” zbuloi gjithashtu se ka biseduar me Ndukwe gjatë ditëve të fundit.
“Është një talent i madh, një djalë i madh”, deklaroi Van Dijk, duke vlerësuar veçanërisht gatishmërinë e tij për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.
Megjithatë, mbrojtësi holandez pranoi se rregulloret administrative nuk e lejojnë Ndukwe të qëndrojë pjesë e skuadrës së parë të Liverpoolit, duke bërë që huazimi të jetë zgjidhja e detyruar për momentin.
Van Dijk e pranoi se kjo situatë “duket për të ardhur keq”, pasi Ndukwe është “një lojtar me shumë perspektivë”.
Kapiteni i Liverpoolit e ka inkurajuar të riun që ta shfrytëzojë maksimalisht periudhën e huazimit, në mënyrë që të fitojë përvojë dhe të zhvillohet si futbollist, përpara se të rikthehet në Anfield dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë. /Telegrafi/





