Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive

Rajon

Gjatë ditës së sotme, në vend u regjistruan 15 zjarre në sipërfaqe të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas njoftimeve, deri në orën 18:00, dy zjarre u vunë nën kontroll, ndërsa shtatë u shuan plotësisht. Në Makedonski Brod, pranë vendit Vidush pranë fshatit Dragov Dol, […]

Madhësia e shkronjave

Gjatë ditës së sotme, në vend u regjistruan 15 zjarre në sipërfaqe të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas njoftimeve, deri në orën 18:00, dy zjarre u vunë nën kontroll, ndërsa shtatë u shuan plotësisht.

Në Makedonski Brod, pranë vendit Vidush pranë fshatit Dragov Dol, ku digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Zjarret janë aktive edhe në Dolna Belica në Strugë, në fshatin Plarenik në Qendër Zhupë, pranë varrezave turke në Kërçovë, në fshatin Bukri në Manastir dhe në fshatin Zhitoshë në Dollnen.

Zjarret në dalje nga Kriva Palanka, ku digjet një deponi, dhe në deponinë e qytetit në Delçevë janë nën kontroll.

Zjarret u shuan gjatë ditës në Novaci, Veles, Bosilovë, Shtip, Gradsko, Negotinë dhe Haraçinë./Telegrafi/