George Russell i propozon partneres pas gjashtë vitesh lidhje

Magazina

Piloti britanik i Formula 1, George Russell, është fejuar me partneren e tij prej gjashtë vitesh, Carmen Montero Mundt. Russell i ka propozuar Carmenit, 28 vjeçe, gjatë një darke romantike pranë detit. Çifti e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në fotografi Carmen shihet duke treguar unazën e fejesës me […]

Madhësia e shkronjave

Piloti britanik i Formula 1, George Russell, është fejuar me partneren e tij prej gjashtë vitesh, Carmen Montero Mundt.

Russell i ka propozuar Carmenit, 28 vjeçe, gjatë një darke romantike pranë detit.

Çifti e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në fotografi Carmen shihet duke treguar unazën e fejesës me diamant.

Russell dhe Carmen janë në lidhje që prej vitit 2020, pasi u njohën përmes miqve të përbashkët në Londër.

Carmen është bërë ndërkohë një figurë e njohur e Formula 1, ku shpesh e shoqëron Russellin në garat në vende të ndryshme të botës.

Ajo ka lindur në Spanjë dhe u zhvendos në Britani në moshën 18-vjeçare.

Ka studiuar menaxhim biznesi dhe financa, teksa më vonë ka punuar në sektorin financiar dhe është bashkëthemeluese e një marke për kujdesin ndaj lëkurës.

Çifti zakonisht e mban jetën private larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë, Russell ka folur më herët për rëndësinë e Carmenit në jetën e tij, duke theksuar se ajo i jep stabilitet dhe e ndihmon të largohet nga presioni i madh që sjell karriera në Formula 1. /Telegrafi/