Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë së Pekinit kanë zhvilluar një prototip syzesh që mund t’u mundësojë njerëzve të shohin dritën infra të kuqe, një aftësi që syri i njeriut nuk e ka natyrshëm.
Teknologjia përdor grimca të cilat kapin dritën infra të kuqe dhe e shndërrojnë atë në ngjyra të dukshme.
Këto më pas kombinohen me dritën normale, duke krijuar një pamje që përfshin si spektrin e dukshëm, ashtu edhe atë infra të kuq.
Në praktikë, kjo mund të nënkuptojë shikim më të mirë në errësirë.
Teknologjia mund të jetë e dobishme për zjarrfikësit, elektricistët dhe profesionistë të tjerë që punojnë në kushte me ndriçim të dobët.
Megjithatë, prototipi është ende larg përdorimit të përditshëm. Versioni aktual është i madh, jo shumë praktik dhe mbulon vetëm njërin sy.
Hapi tjetër është zhvillimi i teknologjisë për përdorim komercial. Në të ardhmen, një teknologji e tillë mund të shfaqet edhe në syze inteligjente nga kompani si Apple, Samsung apo Google.






