Brad Pitt ka zbuluar se ka rifilluar të konsumojë alkool pas shtatë vitesh pa pirë, duke pranuar se ka pasur një rikthim, por sipas tij në mënyrë më të kontrolluar.
Në një intervistë të fundit për Esquire, aktori 62-vjeçar tregoi se disa herë ishte ndjerë tepër i sigurt se mund të pinte pa probleme, por më pas e kuptoi se alkooli nuk i bënte mirë.
Ai tha se mund të konsumojë disa gota verë, por nuk mund të pijë në sasi të mëdha dhe duhet të jetë i kujdesshëm me këtë.
Pitt foli gjithashtu për një periudhë të vështirë të jetës së tij dhe pranoi se, gjatë problemeve familjare, kishte përjetuar edhe mendime vetëvrasëse.
Aktori kishte ndaluar së piri pas një incidenti në një avion në vitin 2016, ku thuhet se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Ngjarja u lidh më vonë me përkeqësimin e marrëdhënies së tij me Angelina Jolie.
Në vitin 2019, Pitt kishte bërë publike se ishte i kthjellët dhe se ishte bashkuar me një program me 12 hapa për të përballuar varësinë nga alkooli. /Telegrafi/






