Hezitimi i prindërve ndaj vaksinimit, sidomos ndaj vaksinës që jepet rreth vitit të parë të jetës, është një shqetësim për profesionistët shëndetësorë.
Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.
– YouTube www.youtube.com
Duke folur për kujdesin ndaj foshnjave dhe fëmijëve, Morina tha se një nga çështjet që kërkon më shumë vëmendje është vaksinimi.

“Ndoshta ajo që më së shumti ka nevojë që të alarmohet është që prindërit t’i këshillojmë dhe t’u rekomandojmë që foshnjat t’i vaksinojnë”, tha ai.
Sipas neonatologut, në publik është krijuar një konfuzion rreth vaksinës që jepet në fund të vitit të parë të jetës, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.
Ai tha se rreth kësaj vaksine është krijuar një mit i pabazuar shkencërisht, sipas të cilit ajo mund të lidhet me sëmundje të ndryshme, përfshirë autizmin.
“Është krijuar njëfarë miti, jo i bazuar shkencërisht, se ka ndërlidhje me shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme, e aty më e përfolura, më shqetësuese, me autizmin”, tha ai.
Morina theksoi se, sipas profesionistëve shëndetësorë dhe rekomandimeve shkencore, nuk ka bazë për një lidhje të tillë.
“Ne si profesionistë dhe si pediatër, nga të gjitha studimet, nga të gjitha rekomandimet që janë bërë nga mekanizmat përgjegjës për këtë fenomen, nuk kemi parë që vaksina e vitit të parë, ose 12-muajshit, e shkakton këtë sëmundje”, u shpreh ai.
Ai ishte i qartë në mesazhin e tij për prindërit: në aspektin shkencor nuk ka lidhshmëri mes kësaj vaksine dhe autizmit.
Neonatologu tha se këtë këshillë nuk e jep vetëm si profesionist, por edhe si prind.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
A duhet dërguar foshnja njëmuajshe në plazh apo pishinë? Morina shpjegon pse tre muajt e parë kërkojnë kujdes të veçantë
A duhet dërguar foshnja njëmuajshe në plazh apo pishinë? Morina shpjegon pse tre muajt e parë kërkojnë kujdes të veçantë telegrafi.com
Stina e verës shpesh i shtyn familjet të kalojnë më shumë kohë jashtë, në plazhe, pishina apo ambiente të hapura. Megjithatë, kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, sidomos gjatë muajve të parë të jetës, kujdesi duhet të jetë shumë më i madh.Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina, në p…





