​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë

Nacionale

Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë. Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës. Siç raporton Top Channel, pala kosovare po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja. Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në […]

Madhësia e shkronjave

Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë.

Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës.

Siç raporton Top Channel, pala kosovare po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja.

Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në Kosovë.

Radhët kanë arritur afër 10 kilometra, pritjet shkojnë deri në një orë për të kaluar përtej kufirit.