Një spital i ri i gjinekologjisë do të ndërtohet në Prishtinë si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Donacioni kap vlerën e 25 milionë eurove dhe aktualisht kanë filluar përgatitjet për të përzgjedhur lokacionin për këtë spital të ri.
Këtë lajm e dha ambasadori i Kosovës në Abu Dhabi, Xhabir Hamiti, i cili për këtë projekt ishte pritur në takim nga Noura Al-Gaithi, Zëvendëssekretare e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, për të cilën tha se e ka informuar për këtë donacion.
Hamiti tha se kjo erdhi nga një marrëveshjes mes presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Gjatë takimit, po ashtu u njoftuam se ky Departament, gjatë këtij viti, do të fillojë procesin e rinovimit dhe pajisjes me teknologji të re mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri në shumë prej 7.5 milionë euro”, tha Hamiti, duke falënderuar popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për këtë marrëveshje shkroi edhe këshilltarja e Osmanit, Learta Hollaj.
“Jemi shumë të lumtur që dakordimi i Presidentes Vjosa Osmani me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë po bëhet realitet. Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe institucionet relevante të Emirateve të Bashkuara Arabe janë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë. Një falënderim i veçantë për Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar”./
Spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë që do të ndërtohet nga Emiratet, nis procesi i përzgjedhjes së lokacionit
<div><div><img width="606" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816100-spitali-i-ri-i-gjinekologjise-ne-prishtine-qe-do-te-ndertohet-nga-emiratet-nis-proces69738c0f907ab.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="spitali-i-ri-i-gjinekologjise-ne-prishtine-qe-do-te-ndertohet-nga-emiratet,-nis-procesi-i-perzgjedhjes-se-lokacionit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="606" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816100-spitali-i-ri-i-gjinekologjise-ne-prishtine-qe-do-te-ndertohet-nga-emiratet-nis-proces69738c0f907ab.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="spitali-i-ri-i-gjinekologjise-ne-prishtine-qe-do-te-ndertohet-nga-emiratet,-nis-procesi-i-perzgjedhjes-se-lokacionit"></p>Një spital i ri i gjinekologjisë do të ndërtohet në Prishtinë si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Donacioni kap vlerën e 25 milionë eurove dhe aktualisht kanë filluar përgatitjet për të përzgjedhur lokacionin për këtë spital të ri. Këtë lajm e dha ambasadori i Kosovës në Abu Dhabi, Xhabir Hamiti, i cili për këtë</div>






