Dy gjigantët anglez në garë të fortë për

Sport

Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për të transferuar një mbrojtës qendre dhe një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por objektivi i tyre, Ezri Konsa, ndiqet edhe nga Liverpooli. “Topçinjtë” tashmë kanë shitur Christian Norgaardin te Evertoni për 7 milionë funte, ndërsa janë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për të transferuar një mbrojtës qendre dhe një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por objektivi i tyre, Ezri Konsa, ndiqet edhe nga Liverpooli.

“Topçinjtë” tashmë kanë shitur Christian Norgaardin te Evertoni për 7 milionë funte, ndërsa janë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle United.

Ndërkohë, prioritet për drejtuesit e klubit është bërë edhe përforcimi i mbrojtjes, pasi William Saliba pritet të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Sipas The Guardian, Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Aston Villës, Ezri Konsa. Megjithatë, londinezët do të përballen me konkurrencën e Liverpoolit, që gjithashtu e ka në listën e dëshirave reprezentuesin anglez.

Edhe Liverpooli po përballet me probleme në repartin defensiv. Virgil van Dijk ende nuk i është bashkuar skuadrës pas angazhimit në Kupën e Botës, Jeremy Jacquet vazhdon të jetë i dëmtuar, Giovanni Leoni është ende në fazën e rikuperimit nga këputja e ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Joe Gomez pësoi një dëmtim që në ndeshjen e parë miqësore të verës ndaj Sunderlandit.

Aston Villa raportohet se e vlerëson Konsan rreth 60 milionë funte, por Arsenali nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë, sidomos duke pasur parasysh se mbrojtësi ka më pak se dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale. /Telegrafi/