Kapet në kamera: Reagimi i Mikel Artetas kur pyetet për Vinicius Jr i thotë të gjitha

Sport

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shtuar edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr, pas reagimit të tij interesant kur u pyet për yllin brazilian të Real Madridit. Pas fitores bindëse 4-1 ndaj Gironas në një ndeshje miqësore, tekniku spanjoll u përball me pyetje rreth mundësisë që Arsenali ta transferojë […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shtuar edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr, pas reagimit të tij interesant kur u pyet për yllin brazilian të Real Madridit.

Pas fitores bindëse 4-1 ndaj Gironas në një ndeshje miqësore, tekniku spanjoll u përball me pyetje rreth mundësisë që Arsenali ta transferojë Viniciusin gjatë kësaj vere.

Në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, Arteta buzëqeshi dhe tha shkurt: “Faleminderit shumë.”

Edhe pse nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi interesimin për brazilianin, reagimi i tij u interpretua nga shumë tifozë si një shenjë se diçka mund të jetë duke u zhvilluar në prapaskenë.

Në të njëjtën konferencë për media, Arteta foli edhe për planet e Arsenalit në afatin kalimtar, duke lënë të kuptohet se klubi ende nuk e ka përfunduar punën në merkato.

“Dallimet janë shumë të vogla. Ne duam të bëhemi më të mirë dhe niveli do të rritet. Duhet të rrisim konkurrencën brenda skuadrës. Duhet të identifikojmë gjërat që nuk i kemi në ekip, në mënyrë që të krijojmë më shumë avantazh. Kështu duhet të mendojmë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Arteta shfrytëzoi rastin edhe për të vlerësuar përforcimin e ri, Christos Tzolis, i cili shënoi në debutimin e tij me fanellën e Arsenalit.

“Mendoj se do ta doni këtë lojtar. Është shumë i drejtpërdrejtë, ka instinkt për gol, lidhet shumë mirë me lojën. Ka shumë ngjashmëri me Leandro Trossardin në mënyrën se si lëviz dhe i shfrytëzon hapësirat. Është një djalë që vjen me shumë uri për sukses”, u shpreh Arteta.

Tekniku i Arsenalit pati fjalë të mëdha edhe për talentin 16-vjeçar Max Dowman, i cili kontribuoi me një gol dhe një asist ndaj Gironas.

“Jo, tani kemi edhe më shumë përgjegjësi dhe më shumë ambicie se më parë. E dimë se çfarë na pret. Por duhet ta dëshmojmë se e meritojmë të jemi në këtë nivel”, përfundoi Arteta.

Arsenali vazhdon të lidhet me emra të mëdhenj si Vinicius Jr dhe Bruno Guimaraes, ndërsa deklaratat dhe reagimet e Artetas vetëm sa kanë shtuar spekulimet se kampionët e Ligës Premier mund të bëjnë edhe një goditje të madhe para mbylljes së afatit kalimtar./Telegrafi/