Real Madridi vazhdon punën për transferimin e Rodrit nga Manchester City dhe tashmë ka përcaktuar shumën që është i gatshëm të paguajë për mesfushorin spanjoll.
Sipas gazetares Arancha Rodriguez, drejtuesit e klubit madrilen janë të bindur se 30-vjeçari dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere.

Raporti thekson se Real Madridi e vlerëson Rodrin mes 40 dhe 70 milionë eurove dhe beson se marrëveshja me Manchester Cityn duhet të mbyllet brenda këtij diapazoni financiar, edhe pse bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë.
Rodri ka qenë një nga objektivat kryesorë të Real Madridit gjatë gjithë afatit kalimtar, ndërsa trajneri Jose Mourinho raportohet se dëshiron ta përforcojë mesfushën me një lojtar të profilit të tij për sezonin e ri.
Edhe pse ende nuk është arritur marrëveshje me Manchester Cityn, optimizmi në kampin madrilen mbetet i lartë. Besohet se dëshira e vetë futbollistit për t’u bashkuar me Real Madridin mund të luajë rol të rëndësishëm në finalizimin e transferimit.
Negociatat mes palëve pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa “Los Blancos” synojnë të gjejnë një kompromis me kampionët e Anglisë dhe ta mbyllin një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj vere./Telegrafi/





