Këngëtari skocez, Lewis Capaldi, ishte ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026, duke u ngjitur në skenën kryesore të shtunën në mbrëmje para mijëra fansave të mbledhur në Prishtinë.
Fituesi i shumë çmimeve britanike interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, mes tyre “Someone You Loved”, “Before You Go”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”, këngë që janë bërë ndër më të suksesshmet në karrierën e tij dhe u kënduan nga publiku gjatë gjithë koncertit.
Capaldi u rikthye fuqishëm në skenat ndërkombëtare pas një periudhe pauze, ndërsa pjesëmarrja e tij në Sunny Hill Festival ishte një nga ndalesat më të rëndësishme të verës në Evropë.
Organizatorët e festivalit e kishin prezantuar atë si një nga tre artistët kryesorë të këtij edicioni, përkrah Katy Perry dhe Martin Garrix.
Sunny Hill Festival 2026 po zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë dhe ka mbledhur emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe rajonale, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore. /Telegrafi/






