I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Nacionale

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit. Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë, shkruan euronews.al. […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit.

Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë, shkruan euronews.al.

Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.