Alba Pollozhani nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet sërish pjesë e një reality shou.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo foli për një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar formatin si një eksperiencë që e tërheq shumë.
Sipas saj, pjesëmarrja në një format të tillë i ka bërë të kuptojë se sfidat psikologjike dhe dinamika e një reality shou i përshtaten karakterit të saj.

Ajo tha se ndien adrenalinë dhe motivim kur përballet me kufizime, konkurrencë dhe vëmendjen e vazhdueshme të publikut.
Megjithatë, Alba sqaroi se aktualisht angazhimet e saj nuk i lejojnë të marrë pjesë në një edicion të ri të formatit në Shqipëri.
Ajo u shpreh me bindje se kësaj radhe do të hynte në shtëpi me më shumë përvojë dhe një strategji shumë më të fortë loje.
Madje, me humor, deklaroi se prania e saj do t’ua vështirësonte lojën banorëve të tjerë, duke shtuar se në fund ata do të dilnin ‘me trauma psikologjike’ nga përballja me të.
Në të njëjtën bisedë, Alba u pyet edhe për ish-partnerin e saj, Lim Hoti.
Pa hyrë në shumë detaje, ajo la të kuptohet se, nëse do të ishte pjesë e formatit, publiku do të shihte një tjetër nivel dinamike dhe do ta kuptonte se çfarë do të thotë adrenalina e vërtetë në një reality shou. /Telegrafi/





