Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Nacionale

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Refit Buzin, autorin e vrasjes së ish-vjehrrëve të tij këtë të premte, 24 korrik, në Roskovec. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në Tv Klan, u shpreh se Buzi ka një historik të errët në Angli. Sipas Softës, autori i vrasjeve është marrë peng dhe për lirimin […]

Madhësia e shkronjave

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Refit Buzin, autorin e vrasjes së ish-vjehrrëve të tij këtë të premte, 24 korrik, në Roskovec.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në Tv Klan, u shpreh se Buzi ka një historik të errët në Angli. Sipas Softës, autori i vrasjeve është marrë peng dhe për lirimin e tij asokohe janë kërkuar 400 mijë paund. Për shpëtimin e tij, u angazhuan forcat blu britanike dhe shqiptare.

“Autori i dyshuar i vrasjes ka një historik në shtetin anglez. Dhe atje është marrë peng, ka pasur një pengmarrje, ku është kërkuar një gjobëvënie në vlerë 400 mijë paund për t’u liruar dhe ka qenë një operacion i përbashkët midis policisë shqiptare dhe asaj angleze për lirimin e tij”, u shpreh ai.

Në analizën e tij, Softa shprehet se ngjarja tragjike nuk ka qenë diçka e ndodhur momentalisht, por e paramenduar nga autori.

“Kjo situatë nuk mund të jetë kaq e thjeshtë, por duhet parë historiku i marrëdhënieve të tij me partneren, në çfarë raportesh kanë qenë, nëse kanë pasur konflikte të mëparshme, nëse faktorët e këtij konflikti kanë qenë baza ekonomike apo jo. Fakti që vjen nga Anglia në Tiranë ka një paramendim. Nuk besoj se është një ngjarje e atij çasti, ku konflikti ka përfunduar me vrasje. Fakti që ka qenë i armatosur ka treguar një paramendim në këtë ngjarje. Fillimisht ka marrë të atin e partneres, ka plagosur të ëmën, e cila, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mbijetuar, pra ka pasur dy viktima dhe momenti i rrethimit ka pasur dhe pengmarrje. Pra, ka një qartësi mendimi. Nuk është vetëm hakmarrje, por dhe pengmarrje”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të premteje, 24 korrik, kur Refit Buzi ekzekutoi me armë ish-vjehrrin, Kosta Plaka, dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve. I riu mori peng dhe për disa orë ish-partneren e tij. Autori i dyshuar i krimit, pas disa orësh përpjekjeje, nuk pranoi dorëzimin te Policia dhe RENEA dhe ndërmori aktin e rëndë duke u vetëvrarë brenda makinës së tij./Tv Klan