Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se më 15 korrik të mërkurën do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Myderizi”.
Sipas njoftimit, segmenti rruga “NATO 99” deri te rruga “15 Qershori” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në 20:00.
Qarkullimi në këtë rrugë do të ndalohet me përjashtim të automjeteve emergjente, përkohësisht do të bllokohet dhe rruga “Haki Myderizi”.
“ Ftojmë qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe i falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/






