KF 2 Korriku ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në ceremoninë hapëse të Gothia Cup 2026, duke përfaqësuar Kosovën me krenari në një nga turnetë më të mëdhenj të futbollit për të rinj.
Të veshur me kostume tradicionale shqiptare, futbollistët parakaluan në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Ullevi”, para rreth 50 mijë shikuesve.
Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari, ndërsa jehona e këngës “O sa mirë me qenë shqiptar” shoqëroi momentin emocionues.
Një prezantim dinjitoz që promovoi kulturën, identitetin dhe vlerat shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Për më shumë shikoni pamjet e jashtëzakonshme:
Përndryshe, edhe më i bukur është fakti se përpos hyrjes në mënyrë madhështore, 2 Korriku edhe triumfoi me rezultat të thellë në ndeshjen e parë, për të mposhtur BK Skottfint me rezultat 1-6.Telegrafi/






