“Shqipëri e bukur europiane”, Edi Rama ndan pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Magazina

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga koncerti i reperit Kanye West, i mbajtur në Tiranë. Postimin e tij e ka shoqëruar me hashtagët “Shqipëri e bukur europiane” dhe “Tirona o nona”, duke vënë në pah atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit. Rama ka theksuar gjithashtu se në koncert janë […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga koncerti i reperit Kanye West, i mbajtur në Tiranë.

Postimin e tij e ka shoqëruar me hashtagët “Shqipëri e bukur europiane” dhe “Tirona o nona”, duke vënë në pah atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit.

Rama ka theksuar gjithashtu se në koncert janë të pranishëm njerëz nga 80 kombësi të ndryshme.

“#SHQIPËRIeBukurEUROPIANE #TironaOnona #YE 80 kombësi ka rreth asaj vatre”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/