Lila Moss tërhoqi vëmendjen gjatë pushimeve të saj në Ibiza, ku u fotografua në një jaht luksoz së bashku me shoqet, e veshur me bikini të gjelbra që vinin në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Modelja 23-vjeçare, vajza e supermodeles Kate Moss, u shfaq në humor të mirë teksa shijonte diellin, notin dhe momentet relaksuese në det.

Lila, e cila jeton me diabet të tipit 1, mbante të dukshme pompën dhe monitorin e insulinës, duke vazhduar të japë një mesazh pozitiv për pranimin e sëmundjes, shkruan DailyMail.
Ajo po ndërton gjithnjë e më shumë emrin e saj në industrinë e modës, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj.
Debutimin në pasarelë e bëri në vitin 2020, duke hapur dhe mbyllur sfilatën e Miu Miu për koleksionin Pranverë/Verë 2021, ndërsa më pas është bërë pjesë e fushatave për marka të njohura si Gucci, Fendi, Marc Jacobs Beauty dhe YSL Beauty.
Në një intervistë të fundit për British Vogue, Lila tregoi se shpesh “viziton” gardërobën e nënës së saj.
Ajo zbuloi me humor se Kate Moss e gjen të paktën një herë në javë duke kërkuar rroba, por sendet më të veçanta i mban të fshehura.
Modelja rrëfeu gjithashtu se gjatë festës së 50-vjetorit të Kate Moss në Paris, ajo e ktheu mbrëmjen në një festë karaoke, duke kënduar vazhdimisht këngën “Valerie” të Amy Winehouse. /Telegrafi/





