Vdiq në moshën 75-vjeçare, Bonnie Tyler la pas disa këngë të papublikuara

Magazina

Këngëtarja e njohur uellsiane, Bonnie Tyler, kishte vazhduar të punonte në muzikë edhe në muajt e fundit të jetës së saj, duke lënë pas disa materiale të reja që ende nuk janë publikuar. Producenti i saj, David Mackay, ka treguar se të dy kishin rifilluar bashkëpunimin rreth 8-9 vite më parë në studion e tij […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja e njohur uellsiane, Bonnie Tyler, kishte vazhduar të punonte në muzikë edhe në muajt e fundit të jetës së saj, duke lënë pas disa materiale të reja që ende nuk janë publikuar.

Producenti i saj, David Mackay, ka treguar se të dy kishin rifilluar bashkëpunimin rreth 8-9 vite më parë në studion e tij në Surrey.

Sipas tij, Tyler kishte regjistruar disa këngë të reja dhe ka lënë pas rreth shtatë, tetë ose nëntë këngë të papublikuara.

Mackay, i cili kishte qenë pjesë e rrugëtimit të saj muzikor që nga fillimet e karrierës, e përshkroi Bonnie Tyler si një person autentik, të njëjtë si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

Ai tha se ajo ishte një njeri i dashur, i gëzuar dhe pa asnjë shtirje, duke ruajtur gjithmonë të njëjtin karakter me të cilin e njihnin fansat.

Bashkëpunimi i tyre kishte nisur në vitin 1972, pasi Mackay dëgjoi një regjistrim të Tyler duke kënduar në klubet e Swanseas.

Pak vite më vonë, kënga e saj “Lost in France”, e publikuar në vitin 1976, u bë hiti i saj i parë në listat britanike, duke arritur vendin e nëntë.

Ai shtoi se këngëtarja ishte shumë e përkushtuar ndaj muzikës dhe nuk ndalonte së punuari derisa të ishte e kënaqur plotësisht me rezultatin.

Për Mackay, humbja e saj nuk është vetëm humbje e një artisteje të madhe, por edhe e një miku të afërt, derisa këngët e papublikuara mund të jenë një mundësi që fansat të dëgjojnë edhe një herë zërin e saj unik. /Telegrafi/