Përballje shqiptare në Ligën e Konferencës, Vllaznia dhe Malisheva publikojnë formacionet zyrtare

Sport

Një përballje mes dy skuadrave shqiptare do të zhvillohet sonte (e enjte) në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Vllaznia e Shkodrës do të jetë nikoqire e Malishevës në duelin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ me fillim nga ora 20:00. Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar […]

Madhësia e shkronjave

Një përballje mes dy skuadrave shqiptare do të zhvillohet sonte (e enjte) në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Vllaznia e Shkodrës do të jetë nikoqire e Malishevës në duelin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ me fillim nga ora 20:00.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.

Malisheva zbret në fushë me sistemin 3-4-1-2, ku në fazën e sulmit nga minuta e parë starton transferimi i ri Kreshnik Uka.

Vllaznia në anën tjetër është rreshtuar me sistemin 4-3-3.

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Celikovic, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma

Malisheva: Avdyli, Skovgaard, Kryeziu, Vitija, Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka.