Aktorja amerikane, Mariska Hargitay, do të jetë prezantuesja e ceremonisë së 78-të të Primetime Emmy Awards, e cila do të mbahet më 14 shtator në Peacock Theatre në Los Angeles dhe do të transmetohet në NBC dhe platformën Peacock.
Lajmi u bë i ditur nga NBCUniversal një ditë para shpalljes së nominimeve për çmimet televizive.

Hargitay është një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan falë rolit të saj si detektivja Olivia Benson në serialin “Law & Order: Special Victims Unit”, ku interpreton që nga viti 1999.
Për këtë rol është nominuar tetë herë për Emmy dhe në vitin 2006 fitoi çmimin për aktoren më të mirë në një serial dramatik.
Seriali pritet të kalojë shifrën e 600 episodeve gjatë sezonit të tij të 28-të.
Përveç karrierës si aktore, Hargitay është bërë një zë i rëndësishëm në mbështetje të viktimave të dhunës, duke përdorur ndikimin e saj publik për të ngritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje.
Organizatorët theksojnë se prezantuesit e ceremonisë ndryshojnë çdo vit mes katër rrjeteve kryesore televizive amerikane.
Hargitay është një nga të paktët prezantues që nuk vjen nga bota e ‘stand-up’ komedisë, pasi ceremonia e vitit të kaluar u drejtua nga komediani Nate Bargatze. /Telegrafi/





