Jennifer Lopez mahnit me fustanin e bardhë, shfaqet elegante në Los Angeles

Magazina

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan elegant veror. Këngëtarja 57-vjeçare u fotografua duke lënë një vilë në West Hollywood, pas drekës me menaxherin e saj prej shumë vitesh, Benny Medina. Lopez kishte zgjedhur një fustan të bardhë maxi me shpinë të […]

Madhësia e shkronjave

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan elegant veror.

Këngëtarja 57-vjeçare u fotografua duke lënë një vilë në West Hollywood, pas drekës me menaxherin e saj prej shumë vitesh, Benny Medina.

Lopez kishte zgjedhur një fustan të bardhë maxi me shpinë të zbuluar dhe dekolte të theksuar, shkruan DailyMail.

Ajo e kombinoi veshjen me taka me platformë në ngjyrë kafe, një çantë Christian Louboutin, flokë të mbledhur bisht dhe syze të mëdha dielli.

Dalja e saj erdhi pak ditë pasi ajo dhe ish-bashkëshorti Ben Affleck u ndodhën pranë njëri-tjetrit në të njëjtën ndërtesë zyrash, në ditën që do të shënonte përvjetorin e tyre të katërt të martesës.

Lopez dhe Affleck u martuan në vitin 2022, por marrëdhënia e tyre përfundoi me kërkesën e këngëtares për divorc në vitin 2024. /Telegrafi/